Vdes djali i legjendës së futbollit të Kosovës

Futboll

Vdes djali i legjendës së futbollit të Kosovës

Nga: K.G. Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 19:25
Valon Cimili

Një lajm i hidhur ka tronditur komunitetin sportiv dhe më gjerë: në moshën 46-vjeçare ka ndërruar jetë Valoni, djali i ish-futbollistit dhe trajnerit të njohur, Ramadan Cimili.

Ramadan Cimili është një nga figurat më të spikatura të futbollit kosovar, i njohur si pjesë e gjeneratës së artë të KF Prishtina në vitet ’80.

Për një periudhë të gjatë, ai mbajti shiritin e kapitenit, duke qenë një lider brenda dhe jashtë fushës, ndërsa pas viteve ‘90 u angazhua edhe si trajner. Kontributi i tij i madh në futbollin kosovar e ka bërë një emër të respektuar ndër brezat e sportdashësve.

Lajmi për humbjen e Valonit ka prekur thellë familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv. Ngushëllime familjes Cimili dhe të gjithë atyre që ndajnë këtë dhimbje./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat