Të dielën do të luhen ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë maqedonase. Shkëndija, pas triumfit ndaj Vardarit në Shkup 1-2, në fushë të vet e pret Sileksin e Kratovës, skuadër që barazoi (1-1) në javën e kaluar në teren të vet kundër Tikveshit.
Lidhur me këtë ndeshje të rëndësishme, tifogrupi Ballistët kanë filluar të mobilizohen.
Në një postim të tyre në faqen zyrtare në Facebook kanë shkruar se po rikthehen në tribunë, pas një kohe të gjatë.
"Rikthehemi përsëri në kampionat, pas një periudhë të gjatë pushimi!!!
SHKËNDIJA tashmë gjendet në vend të parë, ndërsa gara për titull është e nxehtë mes ekipeve pretendente.
Ballistët mobilizohen për ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni, përgadituni për një paraqitje tjetër mbresëlënëse", shkruan në faqen e tyre.