Pezullimi i Bellingham, gjyqtari reagon pas akuzave për konflikt interesi

Futboll

Pezullimi i Bellingham, gjyqtari reagon pas akuzave për konflikt interesi

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 19:49
Gjyqtari Jose Luis Munuera

Gjyqtari Jose Luis Munuera ka reaguar zyrtarisht pas vendimit për Jude Bellingham. Mesfushori anglez është pezulluar me dy ndeshje prej kartonit të kuq që mori në sfidën së të shtunës që Real Madrid luajti me Osasunën.

“Nuk kam pasur qëllim për ta fyer gjyqtarin. Ishte një keqkuptim”, ka qenë komenti i anglezit në formë justifikimi për fjalinë e tij “F.ck off” drejtuar arbitrit.

Jose Luis Munuera është personalisht nën hetim nga RFEF për një konflikt të mundshëm interesi dhe është pezulluar nga UEFA për të drejtuar ndeshje në La Liga dhe Champions League për një afat të papërcaktuar.

“Isha i pari që pashë këtë mashtrim, këto gënjeshtra. Unë kam qenë pjesë aktive në zbardhjen e këtyre situatash prej një viti dhe jam përpjekur të përfaqësoj vlerat e këtij sporti. Dua të mohoj të gjitha gënjeshtrat me të cilat jam përballur këto muajt e fundit”, ka deklaruar Munuera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat