Çfarë flitet për Asllanin?

Futboll

Çfarë flitet për Asllanin?

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 20:19
Interi

E ardhmja e Kristjan Asllanit do të jetë larg Interit. Kjo është çfarë raportohet nga “La Gazzeta dello Sport”, që tregon për pesë lojtarët e zikaltërve që pritet të largohen në verë.

Krah Asllanit janë dhe Korea, Arnautoviç, Fratezi dhe Açerbi.

Me përjashtim të Koreas dhe Arnautoviç, që mbyllin kontratën në fund të sezonit, të tjerët nuk do të largohen pa përfituar të ardhura.

Për Asllanin ofertat nuk kanë munguar. Si në Itali dhe jashtë saj, për mesfushorin e Kombëtares shqiptare janë ofruar shuma të ndryshme.

22-vjeçari duket se nuk e ka bindur Inzagin në këtë sezon, ku ka pasur mundësinë të marrë minuta për shkak të dëmtimeve të Çalhanoglu. Në të gjitha kompeticionet ka fituar minuta gjatë 22 ndeshjeve, duke shënuar dy gola dhe asistuar dy të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat