Dortmundi kualifikohet në të tetën e finales së Champions League

Futboll

Dortmundi kualifikohet në të tetën e finales së Champions League

Nga: K.G. Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 20:30
Pamje nga ndeshja

Dortmundi sonte ka luajtur me komoditet falë fitores në ndeshjen e parë me rezultat 3:0 në Lisbonë ndaj Sportingut. 

Ballafaqimi i sotëm mes Dortmundit dhe Sportingut mbyllet pa fitues (0:0). 

Megjithatë skuadrës gjermane i mjaftoi barazimi për kalimin në të tetën e finales së Champions League.

Futbollisti i Dortmundit, Guirassy, dështoi nga penalltia në minutën e 59-të.

Skuadra e Sportingut nuk ka mundur të bëjë asgjë në ndeshjen e kthimit në kuadër të play-off-it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat