Mbappe i pandalshëm, Reali e shkatërron Manchester Cityn! PSG demolon Brest-in

Futboll

Mbappe i pandalshëm, Reali e shkatërron Manchester Cityn! PSG demolon Brest-in

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 shkurt 2025 Në ora: 20:52 Përditësuar në ora: 23:41 më 19.02.2025
Pamje nga ndeshja Real - Manchester City

PSV në festë, e çon në shtëpi Juventusin

Skuadra holandeze ka bërë mrekullinë pas 120 minutave, duke e eliminuar Juventusin nga Champions League. 

PSV ka triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Juventusit, në takimin e kthimit që u luajt në konak të skuadrës holandeze. 

PSV është kualifikuar në të tetën e finales.

]Ndeshja në kohën e  rregullt u mbyllë me rezultat 2:1 në favor të PSV-së por pasi që sfidën e parë e fitoi Juve me 2:1, shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Pas vazhdimeve skuadra holandeze ngadhënjeu, ndërsa Juve tronditet nga eliminimi i papritur.

Është skuadra e dytë italiane që brenda dy ditësh eliminohet nga holandezët, pasi që mbrëmë edhe Feyenoord e bëri të njëjtën gjë ndaj Milanit.

Për PSV shënuan Perishiç (53'), Saibari (74') e Flamingo (98') dhe për Juven Weah (65').

Mbappe feston

Futbollisti Kylian Mbappe - kryefjala e mbrëmjes, duke shënuar het-trik për Real Madridin.

Real Madridi pa ndonjë problem i ka shkaktuar humbje të thellë (3:1) Manchester Cityt, duke u kualifikuar në të tetën e finales së Champions League.

Madrilenët edhe përballjen e parë e fituan me 3:2 në stadiumin “Etihad” duke u kualifikuar me rezultat të përgjitshëm 6:3.

Kampioni në fuqi i Evropës e ka dominuar takimin ndaj skuadrës së Pep Guardiolës.

Në minutën e 4-të, Kylian Mbappe nga 16 metra e me mjeshtri parabolloi portierin e Cityt, 1:0.

Kylian Mbappe, një "mace e zezë" për Manchester Cityn, mashtroi një mbrojtës dhe nga afërsia shtoi eprësinë në 2:0 në minutën e 33-të..

Në minutën e 61-të, Kylian Mbappe kompleton het-trik-un, futet në 16-sh, me goditje të fortë nga 15 metra e përtokë në këndin e djathtë, 3:0.

Në minutën e 90+2, Nico ngushtoi humbjen në 3:1.

PSG e ka deklasuar me rezultat 7:0 Brest-in. 

Parisienët edhe takimin e parë e fituan me 3:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 10:0 shkojnë më tej.  

Golat i realizuan Barcola (20’), Kvaratskhelia (39'), Vitinha (59'), Doue (64'), Mendes (69’), Ramos (76’) e Mayulu (89’).

PSG fiton thellë

(E plotësuar) - 90' Minuta e fundit.

86' Mayulu realizon për 7:0.

Ndeshjet

PSG - Brest 7:0 (3:0)
PSV - Juventus 3:1 pas vazhdimeve (1:2)
Real Manchester City 3:1 (3:2)

Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para

82' Ndeshjet po shkojnë drejt fundit.

76' PSG - Brest 6:0, Ramos shënon për 6:0.

74' PSV sërish shënon, falë golit të Saibarit.

72' Ndeshje të mira.

69' Mendes thellon rezultatin 5:0 të PSG-së.

65' Weah shënon për Juventusin.

64' PSG nuk ka të ndalur, Doue shënon për 4:0.

61' Reali afër kalimit në të tetën e finales. 

60' Kylian Mbappe futet në 16-sh, me goditje të fortë nga 15 metra e përtokë në këndin e djathtë, 3:0.

59' Vitinha thellon epërsinë e skuadrës PSG, 3:0.

56' PSG veç ka siguruar kalimin më tej.

53' Perishiç realizon për epërsinë e PSV-së ndaj Juventusit.

48' Manchester City synon përmbysjen në pjesën e dytë.

Përfundojnë pjesët e para.

44' Minutat e fundit të pjesës së parë.

42' Reali po tregon fuqinë e kampionit të Evropës.

39' Kvaratskhelia realizon. PSG thellon epërsinë në 2:0. 

37' Reali komod.

34' Pak gola deri me tash në tre ndeshje.

33' Kylian Mbappe, një "mace e zezë" për Manchester Cityn, 2:0.

31' Mbappe është shumë i rrezikshlm për kampionin e Anglisë.

27' Presion i madh të skuadra e trajnerit Pep Guadiola.

23' Real kërkon golin e radhës dhe të qetësisë.

20' PSG avancon duke iu falënderuar golit të futbollistit Barcola.

19' Manchester City nuk po kalon formë të mirë dhe humbja në ndeshjen e parë me 3:2, kjo i jep edhe më shumë presion.

17' PSG ka qetësinë, Reali po sulmon ndaj Cityt.

15' Ndeshje të mira.

10' Manchester City në presion.4' Kylian Mbappe kalon në epërsi Realin! Manchester City është i shokuar.3' Manchester City është në presion.

1' Ndeshje të forta priten.

Gjithçka gati.

Dortmundi kualifikohet në të tetën e finales së Champions League

Dortmundi sonte ka luajtur me komoditet falë fitores në ndeshjen e parë me rezultat 3:0 në Lisbonë ndaj Sportingut. 

Ballafaqimi i sotëm mes Dortmundit dhe Sportingut mbyllet pa fitues (0:0). 

Megjithatë skuadrës gjermane i mjaftoi barazimi për kalimin në të tetën e finales së Champions League.

Futbollisti i Dortmundit, Guirassy, dështoi nga penalltia në minutën e 59-të.

Skuadra e Sportingut nuk ka mundur të bëjë asgjë në ndeshjen e kthimit në kuadër të play-off-it.

Publikohen formacionet zyrtare të duelit tërësisht francez PSG - Brest!

Publikohen formacionet zyrtare të duelit tërësisht francez PSG - Brest!

PSG do të tentojë të mbyllë sot diskutimet me kalimin në turn tjetër të Ligës së Kampioneve, në përballjen e dytë me Brest pasi ka siguruar thuajse që në ndeshjen e parë kualifikimin.

Fitorja 3-0 ndaj rivalëve në këtë duel tërësisht francez, i jep ekipit të Luis Enrikes qetësinë e duhur.

Po ashtu për të bërë eksperimente dhe tekniku ka hedhur në fushë nga minuta e parë edhe Kvaratskelian në sulm përkrah Dembele e Barkola.

Real - Manchester City, një finale para finales

Gjithçka gati për derbin e madh, formacionet zyrtare të ndeshjes Real-City!

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, e vlefshme për 1/18 e Ligës së Kampionëve.

Dueli i parë i zhvilluar në Angli përfundoi me fitore 2:3 të Real Madridit.

Tani, “Los Blancos” kanë avantazhin e terrenit vendas dhe po ashtu avantazhin e një goli, kurse ekipin e Pep Guardiolas e pret një punë e madhe përpara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat