Këtë fundjavë janë në program ndeshjet e xhiros së 20-të në Ligën e Parë të Maqedonisë, të cilat do të zhvillohen të dielën nga ora 14:00. Megjithatë, derbi i kësaj xhiroje mes Struga TL. dhe Vardarit është caktuar për të shtunën në orën 14:00.
Kjo ndodh pasi të dy klubet kanë gjetur mirëkuptim, duke marrë parasysh që të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. Atë ditë, Vardari pret Sileksin, ndërsa Struga T.L. është pritëse e Gostivarit. Ndeshjet e tjera çerekfinale janë Brera – Arsimi dhe Detonit – Shkëndija, të cilat do të luhen më 26.02 (të mërkurën) duke filluar nga ora 14:00.
Përveç ndeshjes Struga T.L. – Vardar, në këtë xhiro të 20-të të Ligës së Parë, të dielën nga ora 14:00 do të luhen edhe këto sfida:
Tikvesh – Pelisteri
Brera – Shkupi
Rabotniçki – Voska
Besa – Gostivari
Shkëndija – Sileksi