Kampioni në fuqi i Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, të shtunën rikthehet të luaj në Strugë për herë të parë një ndeshje zyrtare në vitin 2025.
“Përballë do të kemi Vardarin, një njohës të vjetër, me të cilët do të zhvillojmë ndeshjen e parë të javës së 20-të në Ligën e Parë.
Do të jetë kjo ndeshja e dytë brenda këtij sezoni që do e zhvillojmë ndaj këtij kundërshtari.
Në ndeshjen e parë në Shkup kishim triumfuar me shifrat 4:1, ndërsa një fitore tjetër do ishte e mirëseardhur në këto momente, kur skuadra do të tentojë të rinisë një seri të fitoreve, përmes të cilave do të mund të shpresonim më shumë për ngjitje në renditjen tabelare.
Dueli i së shtunës, do të jetë gjithsej i 11-ti kundër Vardarit, ndaj së cilës skuadër deri më tani numërojmë 5 fitore, 2 barazime dhe 3 disfata.
Ndeshja Struga Trim Lum – Vardari të shtunën në stadiumin e qytetit do të startojë në ora 14:00, ndërsa vlen të theksohet se paratë e tubuara nga shitja e biletave do të përfundojnë në fondet e Shoqatës Bamirëse “Bamirësit Strugan”, të cilët të njëjtat më pas do ti adresojnë për bamirësi”, njofton KF Struga Trim Lum.