Aston Villa ka barazuar me rezultat 2:2 me Liverpoolin, në takimin e javës së 29-të të Premier League.
Vendasit ndalën një pikë të madhe karshi liderit të kampionatit.
Ndeshje me kthesa në rezultat, 0:1, 2:1 dhe 2:2.
Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit dhe me katër gola gjithsejt të shënuara.
Për Aston Villën shënuan Tielemans (38') e Watkins (45+3') dhe për Liverpoolin realizuan Salah (29') e Alexander-Arnold (61').
Liverpooli kryeson me 61 pikjë, ka 7 pikë e një ndeshje më shumë se Arsenali në vend të dytë.
Aston Villa renditet në pozitën e nëntë me 39 pikë të mbledhura.