PSV në festë, e çon në shtëpi Juventusin

Futboll

PSV në festë, e çon në shtëpi Juventusin

Nga: K. Goca Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 23:37
Pamje nga ndeshja

Skuadra holandeze ka bërë mrekullinë pas 120 minutave, duke e eliminuar Juventusin nga Champions League. 

PSV ka triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Juventusit, në takimin e kthimit që u luajt në konak të skuadrës holandeze. 

PSV është kualifikuar në të tetën e finales.

]Ndeshja në kohën e  rregullt u mbyllë me rezultat 2:1 në favor të PSV-së por pasi që sfidën e parë e fitoi Juve me 2:1, shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Pas vazhdimeve skuadra holandeze ngadhënjeu, ndërsa Juve tronditet nga eliminimi i papritur.

Është skuadra e dytë italiane që brenda dy ditësh eliminohet nga holandezët, pasi që mbrëmë edhe Feyenoord e bëri të njëjtën gjë ndaj Milanit.

Për PSV shënuan Perishiç (53'), Saibari (74') e Flamingo (98') dhe për Juven Weah (65').

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat