Tre gjigantët evropianë monitorojnë Arda Gulerin

Futboll

Tre gjigantët evropianë monitorojnë Arda Gulerin

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 10:17
Arda Guleri

E ardhmja e Arda Guler në Real Madrid mbetet e pasigurt, me kohën e kufizuar të lojës që ngre dyshime mbi rolin e tij në skuadër.

Mesfushori turk ka startuar vetëm gjashtë nga 16 paraqitjet e tij në ligë dhe nuk ka arritur ende 1000 minuta këtë sezon.

Sipas mediumi Fichajes, Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Bayern Munich janë duke e vëzhguar situatën e tij.

Liverpool ishte i lidhur me Gulerin përpara transferimit të tij te Real Madrid dhe mund të rishikoj interesimin e tyre.

Manchester United gjithashtu po e konsideron atë teksa kërkon të forcojë skuadrën e tyre e cila po gjende në vështirësi këtë edicion.

Bayern Munich është klubi i tretë i interesuar për 19-vjeçarin. Ekipi gjerman thuhet se ka monitoruar zhvillimin e Guler, i vetëdijshëm për potencialin e tij, pavarësisht kohës së kufizuar të lojës.

Guler është ende i fokusuar në fitimin e vendit të tij në Real Madrid, por interesimi nga klubet më të mira evropiane mund t’i paraqesë atij opsione në verë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat