Mbrëmjen e sotme përveç 8 sfidave të Europa League do të zhvillohen edhe ndeshjet e Conference League.
8 ndeshje janë në program për t’u luajtur në 2 orare të ndryshme, ku skuadrat që do të zbresin në fushë do të tentojnë kualifikimin.
Kështu Betis pret Gent, Heidenheim – Copenhagen, O. Ljubjana – Boran Banja Luka, Pafos – Omonia do të luhen paralelisht në orën 18:45.
Ndërkohë në orën 21:00 do të marrin vëmendjen këto sfida: APOEL – Celje, Jagiellonia – TSC, Panathinaikos – Vikingur Reykjavik Shamrock Rovers – Molde.