Guardiola: Mbase jemi në një fund cikli

Futboll

Guardiola: Mbase jemi në një fund cikli

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 11:41
Guardiola

Disfata me Realin e Madridit mund të ketë ndihmuar Pep Guardiolën që të shikojë realietin e hidhur në të cilin ndodhet Mançester Siti i tij.

Pas eliminimit në Madrid, trajneri spanjoll për herë të parë foli për fund cikli. “Nuk ndihem i pafuqishëm. Vitet e kaluara kemi qenë një ekip i madh, por këtë vit jo. Motivet janë të shumta.

Me Sitin kemi arritur diçka të mrekullueshme në Premier Ligë duke fituar katër tituj në pesë vite ndërsa tani do të na duhet që të lujftojmë për katër ose pesë vendet e para që të jemi përsëri në Champions vitin që vjen.

A mund të flasim për fuind cikli? Mbase po. Asgjë nuk zgjat përgjithmonë”, siguroi Pep Guardiola.

Në fund ai u pyet nëse kishte ende fuqi për të vazhduart punën me ekipin e Sitin. “Po, po patjetër! Dua të vazhdoj”, tha Guardiola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat