Zbulohet shuma që Manchester United pagoi për shkarkimin e Ten Hag

Futboll

Zbulohet shuma që Manchester United pagoi për shkarkimin e Ten Hag

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 12:24
Ten Hag

Gjërat për Manchester United nuk shkojnë keq vetëm në fushë por edhe në bilancet financiare.

Këtë e vërtetojnë llogaritë e tremujorit të fundit të vitit të kaluar të publikuara sot.

Ajo që spikat është shuma prej 17.5 milionë eurosh të shpenzuara muaj më parë për të shkarkuar trajnerin holandez Erik ten Hag, drejtorin sportiv Dan Ashëorth dhe anëtarët e tjerë të stafit të tyre dhe për t’i hapur rrugë Ruben Amorim.

Një shpenzim, të cilit duhet t’i shtohet edhe paga prej 13 milionë eurosh të portugezit. Të ardhurat e Manchester United ranë me 12% në tre muajt.

Për të përmbajtur kostot, klubi ka pushuar nga puna rreth 250 punonjës gjatë vitit 2024 dhe largime të mëtejshme janë parashikuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat