Roma kërkon të “shtypë” edhe Porton!
Pas barazimit 1-1 në sfidën e parë, Roma dhe Porto “përplasin brirët” sërish, në fazën “play off” të Ligës së Europës.
Të dyja skuadrat kërkojnë të kalojnë në fazën tjetër, por këtë herë në “Olimpiko”, Roma nuk kërkon të bëjë një hap fals.
Ata duan të vazhdojnë ecurinë pozitive që kanë në sfidat e fundit në kampionat, dhe për më tepër, kompanitë e basteve ndërkombëtare shohin skuadrën e Ranierit si favorite.