E gjithë skena në suksesin e Realit kundër Sitit ka qenë për Kilië Mbape.
Por edhe pjesa tjetër e sulmit është paraqitur mjaft mirë.Veçanërisht Rodrigo Goesh, një lojtar që ka mbjellë panik në mbrojtjen e Sitit. Duke komentuar suksesin e mbrëmshëm, braziliani ka deklaruar:
“Mund të jetë mbrëmja më e mirë e sezonit, për shkak të ndeshjes kundër një kundërshtari shumë të vështirë. Për herë të parë ne ishim më të mirë në të gjithë ndeshjen, luajtëm shumë mirë dhe e meritonim të kalonim.
Nuk ishte e lehtë, por ne e kuptuam ndeshjen shumë mirë dhe ditëm ta zgjidhnim në mënyrën më të mirë të mundshme.
Mendoj se po luajmë shumë mirë, po luajmë çdo ditë më mirë dhe me sakrificën që na kërkon trajneri”.