Një tjetër titullar drejt shitjes nga Skënderbeu

Futboll

Një tjetër titullar drejt shitjes nga Skënderbeu

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 13:31
Dejvid Janaqi

Dejvid Janaqi me shumë gjasa do të jetë i larguari i radhës nga Skënderbeu.

Më saktësisht i shituri i radhës, pasi klubi korçar vazhdon intensivisht bisedimet me Fehervar.

Skuadra hungareze po këmbëngul për shërbimet e mesfushorit, pasi drejtuesit e shikojnë si një alternativë të duhur për ekipin e tyre.

Në fakt ekipi nga Hungaria tentoi që ta transferonte që në merkaton e janarit, por klubet nuk gjetën gjuhën e përbashkët dhe tashmë gjithçka po planifikohet për merkaton e verës.

Skënderbeu kërkon si me çdo lojtar tjetër edhe me Janaqin të mbajë një përqindje të kartonit të tij, si një mënyrë për të përfituar nga shërbimet e tij sërish në rast rishitje nga skuadra hungareze. Muajt në vazhdim do të jenë shumë vendimtarë për të ardhmen e mesfushorit, i cili pritet të mbushë “arkat” e korçarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat