​UEFA ia beson gjyqtares nga Kosova ndeshjen e Ligës së Kombeve

Futboll

​UEFA ia beson gjyqtares nga Kosova ndeshjen e Ligës së Kombeve

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

UEFA ka deleguar Rita Vehapin si gjyqtare kryesore për të ndarë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve në kategorinë e vajzave, Luksemburg – Kazakistan.

Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Emile Matrisch” në Esch-sur-Alzette, gjyqtarën Vehapi do ta asistojnë Lumturije Muhadri dhe Fitore Govori.

Ndërsa gjyqtarja e katërt do të jetë Festin Koxha.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten, më 21 shkurt, me fillim në orën 19:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat