Milani thuhet se nuk do t’i ofrojë Teo Hernandez një zgjatje kontrate, që do të thotë se ai do të largohet në verë ose në fund të kontratës së tij në 2026.
Mbrojtësi francez është i destinuar të largohet nga Milani, qoftë në verë apo si lojtar i lirë në fund të sezonit 2025-2026.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë kanë vendosur të mos i ofrojnë Theos një kontratë të re, pasi francezi mori një karton të kuq të shmangshëm kundër Fejnordit, duke kontribuar në eliminim e tyre nga Liga e Kampionëve.
Bisedimet për kontratën mes dy palëve kanë vazhduar për disa muaj, por performancat e përgjithshme të lojtarit këtë sezon nënkuptojnë se Milani nuk do t’i ofrojë atij një zgjatje të kontratës me një rritje page. Mbrojtësi francez u kërkoi falje tifozëve dhe bashkëlojtarëve të mërkurën, por kjo nuk do ta ndryshojë të ardhmen e tij në “San Siro”.
Milani thuhet se kishte pranuar një ofertë të Komo-s për Theo në afatin kalimtar të janarit, por francezi refuzoi t’i bashkohej klubit të inkuadruar këtë sezon në Serie A.
“Kuqezinjtë” duhet të shpresojnë se klubet e tjera do të trokasin në derën e Teos gjatë verës; përndryshe, ata do të jenë të përgatitur ta lënë atë të shkojë si lojtar i lirë brenda një viti.