Rrezikon shkarkimin

Futboll

Rrezikon shkarkimin

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 13:39
Thiago Motta

Juventusi nuk ka arritur objektivin e tij minimal të Ligës së Kampionëve duke u përballur me eliminimin në fazën ‘play-off’ dhe trajneri Thiago Motta do të jetë ‘nën vëzhgim’ deri në fund të sezonit për të ruajtur karrigen e tij.

“Bianconerët” humbën 3-1 ndaj PSV Aindhoven dhe u eliminuan nga ‘play-off’-i i Ligës së Kampionëve me një humbje të përgjithshme 4-3.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, arritja në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve ishte objektivi minimal për “Zonjën e Vjetër” dhe kështu, Motta do të jetë nën vëzhgim deri në fund të sezonit.

“Bianconerët” tashmë nuk arritën të sigurojnë finalen e Superkupës së Italisë këtë sezon duke humbur ndaj Milanit në gjysmëfinalen e janarit.

Ata janë ende në çerekfinalen e Kupës së Italisë dhe janë në vendin e katërt në Serie A, duke qenë me pikë të barabarta me Lacion, nga 46 pikë.

Mota nënshkroi një kontratë trevjeçare në Torino verën e kaluar dhe pavarësisht mbështetjes publike të klubit, ai duhet të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve këtë sezon për të qëndruar në krye të ekipit edhe në sezonin 2025/26.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat