Caktohen gjyqtarët e xhiros së 21-të të Superligës

Futboll

Caktohen gjyqtarët e xhiros së 21-të të Superligës

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 14:13
Pamje nga një ndeshje

Sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës përmes shortit të zakonshëm janë përcaktuar gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 21-të të Superligës së futbollit.

Duelin kryesor të fundjavës, atë mes Llapit dhe Malishevës do ta drejtojë gjyqtari Erdall Zasella, kurse duelin e parë të kësaj xhiroje, që do të luhet nesër mes Ballkanit dhe Feronikelit 74 do ta drejtojë referi Visar Kastrati.

E gjyqtarit Vigan Ibërdemajt me ndihmësit e tij, i është besuar drejtimi i takimit mes Dritës dhe Suharekës, që do të luhet po ashtu të shtunën.

Më poshtë mund t’i shihni në detaje zyrtarët e ndeshjeve të javës së 21-të të Superligës, e cila pritet të jetë mjaft interesante.

Një ndeshje do të luhet të premten, dy të tjera të shtunën dhe dy të dielën.

Të gjitha takimet do të nisin prej orës 13:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat