Përcaktohen gjysmëfinalet e FSHF Cup

Futboll

Përcaktohen gjysmëfinalet e FSHF Cup

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Janë luajtur ndeshjet çerekfinale të FSHF Cup, kompeticioni i futbollit amator 9×9 që organizohet nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF.

Skuadra e ATS mposhti 8-0 Raiffeisen, ndërsa Dajti mundi ekipin e IMMI 2-1. Ndeshjet Vila L – MD dhe Luminesen – Gaia Triumph shkuan në shtesë.

Skuadra e Vila L triumfoi 3-2, ndërsa takimi tjetër u vendos nga gjuajtjet e penalltive, aty ku skuadra e Luminesen fitoi 4-3.

Në gjysmëfinale, ATS do të përballet me Dajtin, ndërsa Vila L me Luminesen. Skuadrat do të luftojnë për finalen e madhe të këtij sezoni.

Rezultatet e ndeshjeve çerekfinale të FSHF Cup:

ATS vs Raiffeisen 8-0
Dajti vs IMMI 2-1
Vila L vs MD 3-2
Luminesen vs Gaia Triumph 1-1 Pen (4-3)

Ndeshjet gjysmëfinale të FSHF Cup janë si më poshtë:

ATS – Dajti
Vila L – Luminesen

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat