Numri i votave që i morën Xhaka, Zhegrova, trajneri Sokoli dhe ish-futbollistët Mavraj e Salihu

Futboll

Numri i votave që i morën Xhaka, Zhegrova, trajneri Sokoli dhe ish-futbollistët Mavraj e Salihu

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 15:05
Foto ilustrim: Sokoli, Xhaka, Zhegrova, Salihu e Mavraj

Kur janë numëruar mbi 90 për qind të votave të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, tashmë e kemi një pasqyrë rreth besimit që e morën kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

E këtë radhë nuk munguan as profilet e njohura që lidhen me botën e sportit.

Trajneri i futbollit, Bylbyl Sokoli, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje!, i ka marrë 14 mijë e 554 vota, të cilat e afrojnë atë me fitimin e së drejtës për të qenë deputet i ardhshëm i Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, babai i Granit e Taulant Xhakës, Ragip Xhaka, kandidat i PDK-së, i ka marrë 13 mijë e 221 vota.

Babai i Edon Zhegrovës, Lulzim Zhegrova, ka marrë shumë më pak vota se që pritej.

Kandidati nga radhës e LDK-së i ka marrë më saktësisht 3 mijë e 473 vota, të pamjaftueshme për ta siguruar një ulëse në Parlament

Mërgim Mavraj, ish-kapiten i Kombëtares shqiptare, kandidat i Koalicionit për Familje për deputet në Kuvendin e Kosovës, i ka marrë 1 mijë e 806 vota.

Kurse, Lumbardh Salihu, ish-futbollist, kandidat i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, i ka marrë 5 mijë e 332 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat