Interi i Inzagit i ngjason Interit të Tripletës, por jo në një kuptim pozitiv.
Bëhet fjalë për moshën mesatare që ka skuadra aktuale kampione e Italisë që në fakt e bën atë një nga ekipet më të “plakura” jo vetëm në Serinë A, por edhe në Europë.Formacioni që Simone Inzagi zbriti në fushën e lojës në derbin e Italisë kundër Juventusit kishte një moshë mesatare 30 vjeç dhe 306 ditë dhe ishte formacioni më i vjetër në epokën kur kampionati vlen 3 pikë. Por nëse iu hedh një sy 10 formacioneve më të vjetra që kanë zbritur në fushën e lojës në këtë fundjavë, zikaltrit janë të parët me moshën e mësipërme.
Në vendin e dytë është Majorka, pastaj Girona dhe Napoli. Në “Top 5” është Onzher.
Nuk ka asnjë skuadër të madhe me përjashtim të Napolit, që zikaltrit do të rivalizojnë deri në fundin e kampionatit për titullin kampion. Kjo do të thotë se të tjerët e kanë bërë mirë ndryshimin e brezave. Por gjithashtu do të thotë që Interi është një skuadër eksperte dhe e fortë që e bazon lojën në mekanizma që lojtarët i kanë përvetësuar më së miri dhe të kolauduar. Gjithashtu ka edhe kuptimin që organika e Simone Inzagit nuk ofron garanci të shumta për një periudhë të gjatë.
POST TRIPLETË- Nëse bëjmë një analizë të formacioneve më të vjetra që Interi ka zbritur në fushën e lojës rezulton se shumë prej tyre janë në periudhën post Tripletë. Nëntë nga 10 formacionet janë pikërisht në atë periudhë ku Zhoze Murinjo fitoi gjithçka me një skuadër mbi moshën 30- vjeçare që menjëherë u zhyt në një periudhë të errët dhe të vështirë për t’u ringritur. Mosha 32-vjeçare në formacionet e zbritura në fushë nga Leonardo dhe Ranieri nuk janë shumë larg formacionit me të cilin luan Simone Inzagi, i cili e ka shndërruar eksperiencën në një pikë të fortë.
Por nëse bëjmë një renditje të 5 formacioneve më të “plakura” në Europë rezulton që Interi në 4 ndeshje ka një moshë mesatare mbi 30 vjeç. Lojtarët si Zomer, Açerbi dhe Mkitarian që janë të gjithë mbi 35 vjeç sigurisht që e rrisin moshën mesatare të formacioneve sepse në shumicën e rasteve janë titullarë. Madje ata janë të besuarit e trajnerit Inzagi. Sigurisht që këto të dhëna të bëjnë të reflektosh.