Reagon Pulisic: Jam i lumtur këtu

Futboll

Reagon Pulisic: Jam i lumtur këtu

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 15:59
Christian Pulisic

Futbollisti i Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christian Pulisic ka reaguar në lidhje me lajmet e fundit të publikuar në mediat në Itali.

U raportua se Pulisic ka kërkuar largimin nga AC Milan sepse kishte mos-marrëveshje me trajnerin, Conceicao, shkruan Indeksonline

Megjithatë, përmes faqes zyrtare të skuadrës italiane Puli ka bërë një reagim.

Ai thotë se kurrë nuk ka pasur mos-marrëveshje me trajnerin dhe se nuk dëshiron të largohet nga fanella ‘kuqezi’.

“Unë kurrë nuk kam debatuar me trajnerin dhe nuk kam kërkuar kurrë të largohem.

Jam shumë i lumtur në Milan dhe dua të vazhdoj të vesh këtë fanellë. Leximi i këtyre gënjeshtrave është i papranueshëm, por le të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar dhe të luftojmë së bashku në fushë, për klubin dhe për tifozët tanë.”, u shpreh Pulisic

Kujtojmë që këto lajme të pavërteta erdhen pas eliminimit të Milanit nga Champions League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat