Champions Liga është arena ku Florian Wirtz është inspiruar më shumë këtë vit pasi në plot pesë takime të Leverkusen ka qenë pikërisht ai “Lojtari i ndeshjes”.
Por kjo statistikë nuk “ngop” talnetin gjerman, i cili tregon se ekipi i tij këtë sezon synon për më shumë.
“Kur nisi ky edicion unë isha i sigurt se Leverkusen do të kualifikohej direkt mes 16 më të mirave.
Kisha bindje se do të arrinim diçka të tillë pasi kemi një ekip të mirë”, tha Florian Wirtz..
Mes të tjerash talenti pranon se gjithashtu ëndërron edhe një finale të mundshme në Mynih.
“Mendoj se ajo që bëri vitin e kaluar Borusia e Dortmundit tregon shumë.
Mendoj se edhe një skuadër si e jona, e cila nuk konsiderohet si pretendente, mund të shkojë deri në finale. Unë jam i bindur se Bajeri është i aftë për të mundur të gjitha skuadrat”, tha 21-vjeçari.
Rivalët e radhës të ekipit kampion në Gjermani do të mësohen nesër në shortin e orës 12:00 ku Leverkusen pret të mësojë nëse pengesa e radhës do të jetë Bajerni i Mynihut apo Reali i Madridit.