Në fokus të Asamblesë së sotme

Futboll

Në fokus të Asamblesë së sotme

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 16:07
Pamje

Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan (SHRFE) mbajti sot punimet e Asamblesë së Përgjithshme, një moment kyç për zhvillimin e futbollit në këtë rajon.

Në takim morën pjesë 20 anëtarë të shoqatës, të përfaqësuar nga 24 delegatë, të cilët diskutuan dhe miratuan çështjet kryesore të rendit të ditës.

Në fokus të Asamblesë së sotme vjetore të SHRF Elbasan ishin: Raporti i aktivitetit të shoqatës, miratimi i pasqyrave financiare dhe miratimi i buxhetit për vitin 2025, zgjedhja e delegatëve për Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, pranimi i anëtarëve të rinj me të drejta të plota dhe miratimi i emblemës së re të SHRFE.

Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Elbasan ishte i pranishëm edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, i cili në fjalën e tij përshëndetëse nënvizoi se qeveria e futbollit do të vazhdojë të mbështesë të gjithë futbollistët e këtij rajoni përmes projekteve të ndryshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat