Me të gjitha skuadrat e kualifikuara edhe nga faza “play-off”, tashmë në Champions League për përgatiten për shortin e 1/16-ave. Gjithçka do të vendoset të premte e 21 shkurtit, duke nisur nga ora 11:00.
Kujtojmë se 8 skuadrat e kualifkuara si më të mirat direkt nga faza e grupit janë Liverpool, Barcelona, Arsenal, Inter, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa.
Në krahun tjetër, 8-shja e kualifikuar nga “play-off” përbëhet nga, Bayern Munich, Real Madrid, Club Brugge, Feyenoord, Benfica, PSV, Borussia Dortmund, dhe PSG.
Njiheni me ndeshjet e mundshme që shorti i nesërm mund të sjellë:
PSG / Benfica – Liverpool / Barcelona
Borussia Dortmund / Club Brugge – Lille / Aston Villa
Bayern Munich / Real Madrid – Atletico Madrid / Bayer Leverkusen
Feyenoord / PSV – Arsenal / Inter