Besa synon të sigurojë ekzistencën

Futboll

Besa synon të sigurojë ekzistencën

Nga: K. Goca Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 16:44
Pamje nga takimi

Besa e Dobërdollit synon që të sigurojë ekzistencën në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Skuadra shqiptare përgatitet për sfidën e radhës në kampionat, me synime që të fitojë ndaj Gostivarit. 

“Sot, gjatë seancës stërvitore, skuadra jonë pati një vizitë të rëndësishme nga kryesia e klubit. 

Presidenti Muhamed Tairi, së bashku me Izair Eminin dhe Bujar Kadriji, shprehën mbështetjen e tyre maksimale për ekipin, duke theksuar se do të jenë gjithmonë pranë skuadrës në këtë periudhë të rëndësishme dhe se të gjithë sëbashku do të bëjmë maksimumin deri në fund të kampionatit”, njofton KF Besa.

Pas javës së 20-të, skuadra nga Dobërdolli renditet në pozitën e parafundit (i 11-ti) me 13 pikë të mbledhura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat