Në Itali zhvillohet turneu i futbollit për të kujtuar djaloshin shqiptar që u nda nga jeta

Futboll

Në Itali zhvillohet turneu i futbollit për të kujtuar djaloshin shqiptar që u nda nga jeta

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 18:12
Lorenzo Çela

Një turne futbolli në Desenzano del Garda në Itali në muajin maj do të kujtojë nëpërmjet sportit që ai dashuronte aq shumë, të riun shqiptar, Lorenzo Çela, i cili në verën e kaluar humbi jetën në mënyrë tragjike në një aksident automobilistik.

Klubi i Desenzano, pjesë e të cilit ishte djaloshi shqiptar, ka vendosur që të organizojë turneun memorial Lorenzo Çela, në kujtim të tij, kushtuar ekipeve të të rinjve dhe fëmijëve.

Në muajin maj të këtij viti do të zhvillohet ky turne i cili ka si qëllim jo vetëm promovimin e futbollistëve të rinj të cilët do të jenë të grupmoshave deri në 14 vjeç, por edhe bamirësinë.

Në këtë turne do të marrin pjesë edhe klube të njohura si Breshia, Verona e Mantova, ashtu si edhe një seleksion fëmijësh shqiptarë. Një pjesë e të ardhurave të siguruara nga ky memorial, do të shkojnë për repartin e onkolgjikut të fëmijëve të spitalit të Breshias, si dhe atij të Tiranës, siç kanë kërkuar familjarët e të ndjerit Lorenzo.

Një nismë e veçantë nga familjarët e Lorenzos, të cilët pas aksidentit tragjik morën vendimin human për të ndihmuar të tjerët falë dhurimit të organeve të djaloshit, duke ndihmuar që 6 persona të tjerë të kishin një jetë më normale. Një arsye më shumë por të kujtuar Lorenzon me këtë aktivitet futbollistik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat