Mbrojtësi i Real Mallorca, Pablo Maffeo, ka vënë në shënjestër mesfushorin e Real Madridit, Jude Bellingham.
Maffeo u pyet në La Zona 10 për Bellingham dhe skualifikimin me dy ndeshje që ai mori pasi u ndëshkua me karton të kuq nga Pamplona të shtunën e kaluar.
Mbrojtësi i krahut pranon se e pëlqen më pak Bellinghamin se Vinicius: “Më pëlqen Vinicus më shumë se Bellingham sepse ai është si unë, ai është i drejtpërdrejtë.
“Tjetri vjen nga mbrapa. Është si në jetën reale, nëse nuk më pëlqen, mirë, por më vjen direkt”.
Mbrojtësi i Mallorca pretendon se anglezi është i shtirur:
“Nëse sillesh si një zotëri, unë të respektoj, por më pas shan pas shpine ose ngatërrohesh me shokët e skuadrës, atëherë je i shtirur.
“Duhet të tregohesh i ndershëm edhe me ata që nuk të pëlqejnë.
“Pra, nëse më duhet të zgjedh një nga të dy, do të zgjedh Vinicius, sepse e di se si është ai”.