Jamie Carragher: Halaand kërkoi të mos luante në “Bernabeu”

Futboll

Jamie Carragher: Halaand kërkoi të mos luante në “Bernabeu”

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 18:34
Jamie Carragher

Jamie Carragher ka dhënë një version tjetër të fakteve kur u pyet për mungesën e Erlind Haland në takimin e mbrëmshëm. “Le të qartësojmë diçka. Haland u takua me Guardiolën mëngjesin e ndeshjes dhe i tha se nuk ndihej mirë...

A nuk mendoni dhe ju se në këtë çështje ka të bëjë prania e Rydiger në fushë? A nuk mendoni se Rydiger, për shkak të dueleve të viteve të fundit me Haaland, është kthyer në një ‘klient’ i pakëndshëm për sulmuesin”, ishte hipoteza e ngritur nga eksperti i rrejtit amerikan “CBS Sports”. 

Pas këtyre fjalëve legjenda e Liverpul u kundërshtua nga kolegët e tij edhe pse më tej dha edhe një tjetër argument që i forconte edhe më shumë dyshimet e tij. “Si është e mundur që Haaland nuk ndihej mirë, por ishte ulur në stol.

Nëse do të kishte probleme fizike duhej të ishte në tribunë”, tha Carragher.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat