Italia vetëm me Interin në Champions

Futboll

Italia vetëm me Interin në Champions

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 19:02
Logo e Interit

Ekipi i Interit është i vetmi nga ekipet italiane të futbollit që kaloi në fazën tjetër të Champions-it dhe për ish-futbollistin Saimir Patushi ky është tregues që futbolli në Itali është në rënie të lirë.

Guardiola: Mbase jemi në fund cikli, asgjë nuk zgjat përgjithmonë!

Në një intervistë për emisionin :Sport Focus” në “Ora News”, Patushi theksoi se edhe pse në letër përballjet e ekipeve italiane ishin të lehta, në fushë nuk rezultoi kështu.

“Interi është ajo mbretëresha në Itali, pasi tek ky kompeticion ekipet si Juventusi dhe Milani zhgënjejnë.

Dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së një kampionati shumë të fortë siç është Seria A.

Ndeshja e mbrëmshme mes Realit dhe Manchester City ishte një ndeshje që nuk duhej ta kishim parë mbrëmë, por në finale. Normalisht një zhgënjim i Cityt, dhe Reali është tjetër planet në këtë kompeticion”, theksoi Patushi në analizën e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat