Skuadra e Rabotniçkit të Shkupit ka prezantuar zyrtarisht përforcimin e madh për pjesën pranverore të sezonit, të cilin “romantikët” e morën në momentet e fundit të afatit kalimtar dimëror.
Është Valon Ahmedi, i cili do të mbajë fanellën me numrin “7”.
Ai është i regjistruar në FFM dhe mund të luajë për skuadrën në ndeshjen e radhës në ligën e parë të Maqedonisë, kundër Voska Sport.
Ahmedi, i lindur në Ohër, ish-lojtar i kombëtares shqiptare dhe ka luajtur gjithashtu për klubet sllovene Mariborin, Celjen, Kiryat Shmonan dhe Soligorskin. Në Maqedoni ka luajtur edhe për skuadrën e Shkendijës.