Kaçevski drejton derbin mes Shkëndijes dhe Sileksit

Futboll

Kaçevski drejton derbin mes Shkëndijes dhe Sileksit

Nga: K. Goca Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 19:24
Jovan Kaçevskit

Janë përcaktuar gjyqtarët e javës së 20-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut që do të luhet këtë fundjavë.

Jovan Kaçevskit nga Struga iu besua përgjegjësia e arbitrimit të derbit në Tetovë mes Shkendijës dhe Sileksit, skuadra që janë në dy vendet e para të tabelës.

Vëmendje të madhe po tërheq edhe ndeshja ndërmjet Struga TL dhe Vardarit, të cilën do ta drejtojë Stojançe Stojanov.

Çiftet dhe gjyqtarët e javës së 20-të (14:00)

E shtunë

Strugë: Struga TL – Vardari (Stojançe Stojanov – Shtip)

E diel

Kavadar: Tikveshi – Pelisteri (Benjamin Qerimi – Shkup)
Strumicë: Brera – Shkupi (Nderim Tefiku – Kumanovë)
Shkup: Rabotniçki – Voska (Igor Stojçevski – Shkup)
Gostivar: Besa – Gostivari (Aleksandar Urosheviq – Tetovë)
Tetovë: Shkendija – Sileksi (Jovan Kachevski – Strugë)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat