Real Madrid e fut në listën transferimeve yllin e ri të Italisë

Futboll

Real Madrid e fut në listën transferimeve yllin e ri të Italisë

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 19:39
Samuele Ricci

Tuttosport raporton se Real Madrid ka 3 vite që ndjek nga afër zhvillimin dhe përparimin e Samuele Riccit, që nga koha kur ylli i ri i Italisë ishte pjesë e Empoli-t.

Carlo Ancelotti ka urdhëruar skautët e Real-it të ndjekin ecurinë e mesfushorit, por paraqitja që ka bërë me Italinë ndaj Francës për Ligën e Kombeve, i ka vënë “vulën” interest të Real-it dhe që nga ajo ndeshje, Ricci e ka kaluar “provimin”.

Tuttosport shton se Ricci është në listën e ngushtë të transferimeve që Reali planifikon të bëjë në verë, por nuk do jetë aspak e lehtë duke ditur dhe interesin e madh të klubeve të tjera për italianin.

Manchester City tentoi të transferonte 23-vjeçarin gjatë merkatos së janarit, por propozimi i tyre u refuzua nga Torino. Klubi torinez do e këtë shumë të vështirë të mbajë mesfushorin për sezonin e ardhshëm, ndaj do kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga kartoni i tij gjatë merkatos së verës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat