Skuadra shqiptare reagon ndaj Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Skuadra shqiptare reagon ndaj Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut 

Nga: K.G. Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Skuadra shqiptare Voska Sport nga Ohri ka reaguar ndaj Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Arsyeja e reagimit është se Voska nuk pajtohet që gyjqtari Igor Stojçevski të gjykojë takimin e tyre me Rabotniçkin. 

“Voska Sport shpreh shqetësimin e saj lidhur me vendimin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut për të deleguar Igor Stojçevskin si arbitër kryesor në ndeshjen e xhiros së 20-të kundër Rabotniçkit.

Duke pasur parasysh përvojat tona të mëparshme me këtë arbitër, ku kemi qenë dëshmitarë të referimeve të diskutueshme dhe vendimeve që nuk kanë pasqyruar drejtësinë në fushë, shprehim rezervat tona të thella për drejtimin e kësaj ndeshjeje nga ai. Futbolli duhet të mbetet një sport, ku rezultatet vendosen vetëm nga loja në fushë, dhe jo nga vendime të paleve tjera që mund të ndikojnë në rezultatin final.

Në këtë drejtim, i bëjmë thirrje FFM-së që të shqyrtojë me seriozitet këtë çështje dhe të bëjë ndryshimin e arbitrit kryesor për këtë duel, duke garantuar kështu një referim të drejtë dhe të paanshëm, siç e kërkon fryma e fair-play-it.

Ne si klub do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar ndaj lojës së ndershme, duke kërkuar që të gjitha ekipet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe me profesionalizëm në këtë kampionat”, reagon Voska Sport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat