Skuadra e Sociedadit ka shënuar fitore me rezultat 5:2 ndaj Midtjylland-it nga Danimarka në takimin e kthimit të play-off-it të Europa League në futboll.
Ndeshje më shtatë gola.
Sociedadi e ka fituar edhe takimin e parë me 2:1 në konak të Midtjylland-it.
Për vendasit realizuan Mendez (5'), Suçiç (18' e 45+2'), Oyarzabal (73') e Oskarsson (90') dhe për udhëtuesit Buksa (24') e Osorio (38').
Dani Silva është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 70-të duke lënë me një lojtar më pak skuadrën daneze.
Sociedadi është kualifikuar në të tetën e finales.