Fenerbahce rrëzon Anderlechtin

Futboll

Fenerbahce rrëzon Anderlechtin

Nga: K.G. Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 23:10
Tifozët e Fenerbahces

Fenerbahce është kualifikuar në të tetën e finales së Europa League. 

Skuadra turke ka barazuar me rezultat 2:2 në konak të Anderlecht-it, në takimin e kthimit. 

Fenerbahce falë fitores së parë me 3:0 në Stamboll, marshon më tutje.

Vazquez (19') e 35') shënoi për vendasit dhe En Nesyri (4') e Akcicek (63') për Fenerbahcen.

Duhet theksuar se ndeshja u shty për 15 minuta për shkak të përleshjes që ndodhi në njërën pjesë të tribunës të enjten mbrëma.

 

 
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat