Skuadra e famshme Ajax mezi është kualifikuar në të tetën e finales së Europa League në futboll.
Royale Union SG nga Belgjika, gati bëri befasi në Amsterdam.
Ajax pas vazhdimeve siguroi kalimin më tej, duke e ngushtuar humbjen në 1:2.
Ndeshja në kohën e rregullt u mbyllë me 0:2 për Royale Union SG por pasi që Ajax-i kishte fituar me të njëjtin rezultat në takimin
e parë, ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Vazhdimet ishin të kobshme për skuadrën belge.
Klassen në minutën e 25-të është përjashtuar me karton të kuq dhe kjo ia vështirësoi punët Ajax-it.
Për skuadrën belge shënuan Mac Allister (16') e David (28') dhe për vendasit Taylor (93').