Tifozët polakë shkaktuan skandal ndaj Kosovës në sfidën me skuadrën nga Vojvodina! UEFA të veprojë

Futboll

Tifozët polakë shkaktuan skandal ndaj Kosovës në sfidën me skuadrën nga Vojvodina! UEFA të veprojë

Nga: K. Goca Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 23:54
Pamje

Tifozët e Jagiellonia-s shkaktuan skandal në përballjen e sotëm në takim me TSC nga Baçka Topolla e Vojvodinës.
Vojvodina ka vite që është e okupuar nga regjimi serb. 

Tifozët e skuadrës polake mbanin dy pankarta skandaloze kushtuar tifozëve famëkeq të Cërvena Zvezdës gjatë ndeshjes kundër TSC-së.

Në njërën kishte të bënte për marrëdhëniet me policinë serbe dhe në tjetrën shkruante “faleminderit”.

Polakët shfaqën pankartën e turpshme "Kosova është Serbi" e cila ishte e shkruar në gjuhën polake po ashtu e paraqitën edhe hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb.

UEFA të veprojë ashpër në këtë rast për këtë skandal të madh në ndeshjen e Conference Leagues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat