Liga e Europës ka mësuar sot emrat e 8 skuadrave që janë kualifikuar për fazën e 16 më të mirave të turneut, ku i janë bashkuar 8 ekipet të cilat përfunduan në vendet e para fazën në grupe të tij.
Shorti që hidhet këtë të premte në UEFA do të përcaktojë rrugëtimin e mëtejshëm të skuadrave, por janë që tani të ndara minigrupet mes të cilave janë të kufizuara përballjet.
Shorti mund të vendosë Romën përballë Lacios, në atë që do të ishte padyshim një derbi spektakolar në Europë mes dy skuadrave italiane. Ndërkohë Real Sociedadi do të ndeshet me njërën mes Mançester Junajtid dhe Totenhemit në turin tjetër.
NDARJA NË SHORT
Viktoria Plzen ose Roma kundër Lacio ose Atletik Bilbao
Bodo/Glimt ose Fenerbahçe kundër Olimpiakos ose Rejnxhërs
Ajaks ose FCSB kundër Eintraht Frankfurt ose Olimpik Lion
AZ Alkmar ose Real Sociedad kundër Mançester Junajtid ose Totenhem