Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Futboll

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Sot (e premte) në selinë e UEFA-s në Nyon do të hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Shorti i sotëm do të fillojë me shortin e Ligës së Kampionëve, i cili është planifikuar për në mesditë apo më saktë nga ora 12:00.

Në raundin e 1/8-tës do të luajnë klube si Club Brugge, Bayern Munich, Benfica, Feyenoord, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, PSV Eindhoven dhe Real Madrid.

Këto skuadra iu bashkuan Liverpoolit, Barcelonës, ​​Arsenalit, Interit, Atletico Madridit, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa përmes fazës ‘play-off’ të kësaj gare.

Ndeshjet e para të fazës së 1/8-tës do të luhen më 4 dhe 5 mars, ndërsa ato të kthimit më 11 dhe 12 mars.

Nga ana tjetër, me të njëjtin parim do të kryhet edhe shorti i çifteve në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Ky short pritet të fillojë pas atij të Ligës së Kampionëve, teksa ndeshjet e para të kësaj faze janë planifikuar të zhvillohen më 6 mars, ndërsa ato të kthimit më 13 mars. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat