Gabbia: Theo na kërkoi falje të gjithëve

Futboll

Gabbia: Theo na kërkoi falje të gjithëve

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 13:05
Gabbia

Matteo Gabbia, mbrojtësi i Milanit, ka folur për mediat e pranishme gjatë prezantimit të edicionit të 20-të të “Torneo Amici dei Bambini”:

"Nata e fundit e Champions-it nuk ishte e lehtë, por kemi folur dhe analizuar situatën, duke kuptuar se e vetmja mënyrë për të reaguar është të punojmë në maksimum. Sezoni është i gjatë, kemi edhe Kupën e Italisë. Kemi një detyrim moral ndaj vetes dhe tifozëve tanë".

Pse kaq shumë luhatje gjatë sezonit?

E dimë që ky sezon nuk na bën të jemi të kënaqur, ka pasur ndeshje të mira, por pa vazhdimësinë e nevojshme. Gjithsesi, ajo që kemi diskutuar duhet të mbetet brenda grupit dhe në dhomat e zhveshjes. Tani duhet ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

A është kërkuar falje nga Theo Hernandez?

Absolutisht po. Menjëherë të nesërmen, pas ndeshjes, ai kërkoi falje para gjithë grupit. Sidoqoftë, sipas meje, as nuk duhej ta bënte këtë. E njoh prej vitesh dhe e di sa shumë e do këtë fanellë, Milanin.

Sigurisht, nuk ishte i lumtur, ishte i dëshpëruar, por ai është një kampion i yni, një aset i madh për klubin. Ka kaluar një mbrëmje të keqe, por na ka dhuruar pikë dhe trofe. Ai ka gjithë mbështetjen tonë. E pranon gabimin, por ka Milanin në zemër dhe do ta tregojë këtë.

Pse kaq shumë vështirësi kundër ekipeve si Dinamo Zagreb dhe Feyenoord?

Disa ndeshje që duken të lehta në letër në të vërtetë kanë shumë vështirësi. Varet edhe nga ne, për shembull, unë personalisht nuk bëra mirë në Zagreb. Nuk mund të fitosh gjithmonë, por ky duhet të jetë objektivi ynë. Duhet të kemi më shumë stabilitet dhe më pak ulje-ngritje.

Çfarë ka dashur të thotë Conceição kur u shpreh se duhet ndryshuar ambienti?

Trajneri është shumë i drejtpërdrejtë me ne për gjërat që duhet të përmirësojmë dhe vazhdon të na e theksojë këtë. Për deklaratat e tij, duhet ta pyesni atë. Unë di çfarë kërkon ai nga ne dhe bashkë me shokët e skuadrës mundohemi ta ndjekim në çdo moment.

Zlatan, ashtu si klubi, është gjithmonë në krahun tonë, si kur gjërat shkojnë mirë, ashtu edhe kur shkojnë keq. Nuk mund t’ju them çfarë na ka thënë, por mbështetja e klubit është e vazhdueshme, në të mirë dhe në të keq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat