Interi do të përballet me Feyenoordin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Nënkryetari i kampionëve në fuqi të Italisë, Javier Zanetti duke folur pas shortit të Champions-it, tha se skuadra holandeze është ekip i fortë dhe që duhet respektuar.
“Rrugëtimi ynë në Champions League ka qenë i shkëlqyer deri më tani, por tani fillon një garë tjetër”, tha ai.
“Feyenoord është një skuadër për t'u respektuar, e kemi parë se çfarë ka bërë.
Do të përgatitemi për dy ndeshjet sa më mirë, janë të gjitha kushtet për të ecur përpara, por me kujdes”, ka theksuar Zanetti..