Sulmuesi argjentinas në formë

Futboll

Sulmuesi argjentinas në formë

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 13:16
Paulo Dybala

Sulmuesi argjentinas i Romës, Paulo Dybala është shprehur i lumtur që skuadra e tij është kualifikuar në 1/8 e finales së Europa League.

Roma eliminoi Porton me rezultat të përgjithshëm prej 4-3, derisa Dybala mbrëmë shënoi dygolësh.

“Pas golit të tyre, ne kishim qëndrimin e një ekipi të madh, të njerëzve të mëdhenj në fushë.

Kishte një moment tensioni që na bëri të ishim më agresivë në çdo top dhe me golin e parë të shënuara fituam besim falë edhe mbështetjes së tifozëve”, tha Dybala.

Argjentinasi e vlerësoi lart përkrahjen e tifozëve.

“Dashuria e njerëzve jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, është diçka unike. Ne e dimë se shumë gjëra negative kanë ndodhur këtë sezon dhe e dimë se Evropa mund të na japë shumë. Është një mundësi e madhe për ne”, shtoi ai.

Shorti i 1/8 e finales në Europa Leagu do të tërhiqet sot, ku Roma do të mësojë skuadrën kundërshtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat