Legjenda angleze paralajmëron Atletikon

Futboll

Legjenda angleze paralajmëron Atletikon

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 14:07
Alan Shirer

Legjenda angleze, Alan Shirer ka komentuar shortin e Championsit duke u ndalur te derbi i Madridit, Atletiko-Real.

“Real Madridi është shumë i rrezikshëm.

Pas një ose dy rezultateve të këqija në kampionat, ata kanë pasur dy ndeshje kundër Siti ku kanë dërguar një mesazh shumë të fortë për pjesën tjetër të Europës, se ata janë rikthyer. Unë do të thosha se ata janë favoritët e qartë.

Duhet të jetë një ëndërr për ta (të luajnë të gjithë sulmuesit e Madridit së bashku) me sasinë e shanseve që krijojnë dhe aftësinë që kanë.

Real Madrid është shumë i fortë dhe padyshim, janë të preferuarit e mi për të fituar”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat