Sacchi i mahnitur nga trajneri italian

Futboll

Sacchi i mahnitur nga trajneri italian

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 16:04
Arrigo Sacchi

Ish-trajneri i Milan-it, Arrigo Sacchi, i ka thurur elozhe Antonio Conte për punën e tij me Napolin këtë sezon.

Conte e ka udhëhequr Napolin në krye të renditjes në këtë sezon.

Sacchi tha në Radio Kiss Kiss mbrëmë:

“Klubi është gjithmonë i pari, është rregulli i parë për të bërë mirë në një ekip.

Conte është një miku im i dashur, e kam detyruar të shkojë në ekipin kombëtar dhe ai më pyeti nëse mund të shkruante të gjitha gjërat që po bënim.

“Ai po bën një kryevepër te Napoli, ne e njohim presidentin Aurelio De Laurentiis dhe e dimë se si është ai, por ai po ia del shumë mirë.

“Conte ka një filozofi: të punoj gjithnjë e më shumë për t’u përmirësuar ditë pas dite. Kjo është edhe filozofia ime”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat