Van Persie do të jetë trajneri i ri i Fejenord. Akordi me legjendën holandeze është arritur, ndërsa kontrata do të firmoset deri në verën e vitit 2027.
Më parë Fejenord shkarkoi Brian Frisk, teksa ishte vetëm dy ditë larg ndeshjes së parë me Milanin.
Më pas erdhi dhe kualifikimi i madh në Champions.
Kujtojmë se shorti vendosi përballë Fejenordin me Interin.
Kështu Van Persie kërkon të bëhet pengesë për zikaltërit.
41-vjeçari do mbyllë aventurën me Herenven ndërkohë, pasi mori drejtimin në verën e vitit të kaluar.