Abitret shqiptare do të vendosin drejtësi në ndeshjen Poloni – Irlandë e Veriut

Futboll

Abitret shqiptare do të vendosin drejtësi në ndeshjen Poloni – Irlandë e Veriut

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 16:32
Emanuela Rusta

Nis sot edicioni i ri i UEFA Nations League për vajza, teksa do të zhvillohen ndeshjet e para në çdo ligë (A, B dhe C).

Katër arbitre shqiptare janë caktuar të gjykojnë takimin Poloni – Irlandë e Veriut në grupin B1 të UEFA Nations League për vajza.

Emanuela Rusta do të jetë arbitre kryesore, ndërsa Edjena Kapxhiu dhe Mirjeta Salla asistente. Eglantina Pjetrushaj është në rolin e arbitres së katërt.

Ndeshja Poloni – Irlandë e Veriut do të zhvillohet sot në mbrëmje në stadiumin “Arena Gdańsk” të Polonisë, në orën 20:45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat